Stoltenberg: Me zgjidhjen e emrit Maqedonia merr ftesë për në NATO


Sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg në një deklaratë të tij ka thënë se me rëndësi është të mbështeten përpjekjet për zgjidhjen e emrit, transmeton Medial.mk.

“Shpresoj se Greqia dhe IRJM janë të aftë të gjejnë zgjidhje pasi ne atëherë do e ftojmë Shkupin të bëhet anëtare e NATO-s. Sa do të zgjas ajo do të jem i kujdesshëm dhe nuk do të mund të spekuloj”, ka thënë Stoltenerg.