Stacioni i autobusëve tek Jahja Pasha zhvendoset tek SHF “Liria”

Ndërmarrja Publike e Qarkullimit NPQ – Shkup e informon opinionin se nga sot stacioni i autobusëve tek xhamia Jahja Pasha drejt Butelit është zhvendosur për rreth njëqind metra pas mbikalimit të këmbësorëve, gjegjësisht stacioni tani është para SHF “Liria”.

Zhvendosja e stacionit është për shkaqe sigurie.

Në lokacionin paraprak, për shkak të frekuencës së madhe të njerëzve dhe automjeteve, shpesh ndodhnin aksidente, njoftuan nga NPQ.