Sot pyetjet e deputetëve në Kuvend, deputetët e VMRO-së refuzojnë të marrin pjesë!

Deputetët e VMRO-DPMNE-së nuk do të marrin pjesë në seancën e sotme kushtuar pyetjeve të deputetëve, deklaroi për AIM koordinatori i përkohshëm i grupit parlamentar, Vllatko Gjorçev, përcjell Fol.
Në ndërkohë kryeministri i vendit Zoran Zaev gjatë paraqitjeve të tij të fundit në media me apel dhe ftesë deri që opozita në krye me VMRO – DPMNE-në ti kthehet punës së Kuvendit, përndryshe siç kumtoi Zaev, nuk do të ketë arsye përse tu përgjigjet vetëm pyetjeve të shumicë parlamentare.

Ky vendim u mor pas vendimit të Gjykatës Penake për vazhdimin e arrestimeve të të dyshuarve për dhunën në parlament më 27 prill 2017.