Sot në Shkup janë vaksionuar 703 fëmijë kundër fruthit


Sot deri në orën 11:00 në klinikat e Shkupit janë me vaksinën MRP janë vaksionuar 703 fëmijë. Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se deri tani nuk ka pasur raste të reja të epidemisë së fruthit. Nga kjo ministri apelojnë deri tek qytetarët që në rast se dyshojnë tek fëmijët e tyre se kanë simptoma të fruthit, ti dërgojnë në spitalin “8 Shtatori” ose në Klinikën për Sëmundje Infektive.

cilët me fëmijët e tyre do të shkojnë për vaksinim, kanë të drejtë të kontrollojnë prodhimin dhe afatin e vaksinës. Ministria edhe një herë konfirmon se vaksinat janë të kontrolluara dhe të sigurta, të prodhura në Belgjikë nga prodhues me renome”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Ndryshe, për shkak të rritjes së numrit të të prekurve nga epidemia e fruthit, Ministria e Shëndetësisë shpalli gjendje epidemi dhe ndaloi që fëmijët e pavaksinuar të dërgohen në çerdhe.