Skandali me pasaportat, shkarkohet ambasadorja shqiptare në Athinë

Dy zyrtarë të lartë të trupit diplomatik shqiptar janë shkarkuar nga detyra.

Bëhet fjalë për ambasadoren shqiptare në Greqi, Adriana Hobdari dhe konsullin shqiptar në Janinë Pervin Gjikuria.

Mediat raportojnë se vendimet janë firmosur nga zv/ministri i Jashtëm, Gent Cakaj.

Shkarkimet duket se kanë lidhje me skandalin e bllokimit të 100 pasaportave shqiptare për shtetasit e Shqiperise në Greqi, të cilat u kapën nga policia greke në Kakavijë teksa transportoheshin me çanta rrobash.

Edhe pas zhbllokimit të tyre nga policia greke, pasaportat nuk përfunduan në destinacion.

Ato u vodhën në një parkim në Athinë.

Përgjegjësinë për skandalin duket se e kanë ndarë dy drejtuesit e përfaqësive tona diplomatike, megjithëse “malli” ishte nisur nga Tirana.

(Albanian Free Press)