Sindikata e Pavarur e Policisë deri te MPB: 10 vjet jemi me uniforma të njëjta

Siç deklaroi në konferencën e sotme për shtyp kryetari i filialit të sindikatës së SPP-së, Martin Efremov, nga policia nuk janë furnizuar uniforma të reja tashmë dhjetë vite.

Si problem të dytë ai e përmendi edhe vendosjen e orarit të punës shtatë orë, me të cilin, siç thotë, shkelet Ligji për marrëdhënie pune dhe kolektive.

Potencoi se nëpunësit policor angazhohen në punë çdo ditë, ndërsa jo rrallë herë edhe nga dy herë gjatë ditës, me ç’rast, siç thekson, e drejta e pushimit javor tërësisht u është shkurtuar, ndërsa jeta private pothuajse është e pamundur, transmeton MIA.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Policisë Goce Todev Dellçev deklaroi se nga ana e sindikatës deri tani janë bërë disa përpjekje për zgjidhje institucionale të problemeve të të punësuarve në Ministri, dhe se tani për tani vetëm pjesërisht kanë hasur në mirëkuptim. Ai paralajmëroi aktivitete të reja në lidhje me zgjidhjen e problemeve të të punësuarve të Sindikatës së Pavarur të Policisë, por edhe të policisë së burgjeve dhe policisë pyjore.