Sigurimi i Veljanovskit e ka dërguar turmën drejt deputetëve të gjakosur

I akuzuari Goran Gjoshevski, ish sigurim i Trajko Veljanovskit, në video inçizimin e kamerave të sigurisë duket sikur sjellë një pako të madhe me ujë për sulmuesit e Parlamentit, raporton SHENJA.
Në tavolinën ku e ka lanë ujin Gjoshevski, vijnë Igor Jug dhe disa prej të akuzuarve të tjerë që shërbehen. Edhe e akuzuara Elena nga kabineti i Veljanovskit, poashtu duket ti jep një njeriu nga turma ujë. Sikurse më herët, lirshëm rrin dhe lëvizë ne mes të sulmuesve që hynë në Parlament dhe sulmuan deputetë. Duket sikur po shikon nëse gjithçka është në rregull. Pas disa minutash, korridorin kur është i vendosur kabineti i kryetarit e vërshojnë edhe më shumë protestues që nuk janë aspak armiqësor ndaj sigurimit ose të punësuarve të tjerë në Parlament,dhe vetëm lëvizin dhe shikojnë hapësirën e Kuvendit në mënyrë kurioze.
Disa nga sulmuesit që kishin edhe armë me vete në Parlament, hynin dhe dilnin nga kabineti i Veljanovskit lirshëm, dhe madje kishin një lloj koordinimi me sigurimin e ish kryetarit./Gazeta e Pavarur