Shtrenjtohen çmimet e derivateve me një dhe dy denarë


Çmimet me pakicë të derivateve prej nesër do të rriten prej një deri në dy denarë. Sipas Vendimit të Komisionit Rregullator për energjetikë i cili u soll sot, çmimi i Eurosuper BS – 98 rritet dy denarë për litër dhe do të shkojë 73,50 denarë. Çmimi i Eurodizelit rritet me një denar dhe do të jetë 63 denarë për litër, ndërsa çmimi me pakicë për Eurosuper BS-95 dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri rritet për 1,5 denarë dhe do të jetë 71,50, gjegjësisht 52 denarë. Rritet edhe çmimi i mazutit për 2,1 denarë për kilogram. Çmimi i ri do të jetë 32,13 denarë për kilogram. Çmimi mesatar i naftës së papërpunuar në 14 ditët e kaluara ishte 75,134 për barel, ndërsa kursi i denarit kundrejt dollarit është 51,30 denarë./alsat