Shoferi i NQP-Shkup i’a kthen kuletën qytetarit me gjithë rrogën brenda


Feriz Shabani nga Shkupi ka humbur kuletën e tij në një nga autobusët e NQP-Shkup. Në të ai ka pasur para të rrogës së fundit dhe dokumente të tjera të cilat siç tha kanë qenë të rëndësishme. Edhe pse ai ishte mërzitur shumë, mërzija e tij ka zgjatur shkurt kohë, pasi që shoferi Miroslav Despotoviq e ka gjetur kuletën në autobusin e tij dhe të njejtën i’a ka kthyer me gjithë paratë e rrogës që i ka pasur brenda, njofton „Nezavisen vesnik“.

“Jam shumë i lumtur, kam qarë prej gëzimit. Kuletën e kam pas të mbushur me paratë e rrogës së fundit, gjegjësisht 10 mijë denarë dhe 200 euro. Gjithashtu, brenda kam pasur edhe dokumentet e mija dhe të shoqes. Nuk e dija se si do të mbijetoja pa ato para deri në rrogën tjetër. Jam shumë falemnderues që ekzistojnë njerëz të ndershëm” thotë Shabani pasi shoferi i’a ka dorëzuar kuletën.

Nga NQP “Shkup” thonë se shoferi Miroslav Despotoviq do të shpërblehet për gjestin e bërë.