SHMMP: Rastet me të punësuarit e lënduar në aksidentin në Llaskarcë të udhëhiqen si fatkeqësi në punë


Punëdhënësit  në kompanitë e të cilëve kanë punuar  të lënduarit ose të vdekurit në aksidentin në Llaskarcë këto raste duhet t’i paraqesin  në Inspektoratin Shtetëror të Punës si fatkeqësi në vendin  e punës, rekomandojnë nga Shoqata  e Maqedonisë për Mbrojtje gjatë Punës.

Në kumtesë dërguar mediave citohet se  kjo del nga Ligji për siguri dhe shëndet gjatë punës dhe se mosrespektimi do të thotë shkelje e Ligjit dhe është lëndë e procedurës shkelëse.

Me paraqitjen nga ana e punëdhënësve, punonjësit e lënduar kanë mundësi  të marrin 100 për qind të pagës gjatë periudhës së rikuperimit,  ndërsa mungesa  në vendin e punës  do të shënohet si “lëndim në punë”  me çka në shekullin e mëtutjeshëm të punës  përderisa paraqiten komplikime,  do të mund të konfirmohet se prej ku rrjedhin ato. Pas kthimit në punë, e domosdoshme është këta punonjës  menjëherë të dërgohen  për kontrolle mjekësore që të konfirmohet  aftësia e tyre e mbetur e punës.

Nga Shoqata përmendin se u qëndrojnë në dispozicion  gjithë të lënduarve për konsultime të mëtutjeshme në numrin e telefonit 02/2774-868 ose në [email protected].