Shkulja e Qosetos, Shilegov do tregojë arsyet

Se pse është tërhequr përmendorja e Qosetos, kryetari i Shkupit Petre Shilegov sqarime do të jep në pres konferencë të posaçme. Zëdhënësi i qytetit të Shkupit Valon Salihu nuk ka dashur të jep asnjë sqarime lidhur me aksionin e natës për tërheqjen e përmendores.

“Kryetari do të përgjigjet në gjitha pyetjet rreth largimit të përmendores sot në pres konferencë. Nuk dua të shtoj më shumë pasi kryetari i komunës dëshiron ta ketë fjalën e parë”, ka thënë Salihu, transmeton Medial.mk.