Shkëndija me fitore bindëse ndaj Akademisë Pandev e festoi titullin e kampionit


Fudbollistët e Shkëndijës, të cilët moti e kanë siguruar titullin e kampionit, dje pasdite me fitore bindëse ndaj Akademisë Pandev e kanë festuar suksesin së bashku me tifozët e klubit.

Për “kuqezinjtë” nga Tetova kjo ishte fitorja e 27-të këtë sezon në Ligën e parë të Maqedonisë.

Rezultate të ndeshjeve nga xhiroja e 35-të:

Shkëndija – Akademia Pandev 4:1
Bellasica – Rabotniçki 0:1
Maqedonia GJP – Sileks 2:0
Shkupi – Renova 2:2
Vardar – Pobeda 6:0

Tabela: Shkëndija 79 pikë, Vardari 63, Akademija Pandev 57, RAbotniçki 46, Shkupi 45, Renova 44, Maqedonia GJP 44, Sileksi 41, Bellasica 38, Pobeda 23.