Shilegov: Ende s’ka vendim përfundimtar për përmendoret e “Shkupit 2014”

I presim raportet e shërbimeve, ngadalë krijojmë kushte që të mund të sillen vendimet përfundimtare lidhur me “Shkupin 2014”, ka thënë kryetari i qytetit të Shkupit, Petre Shilegov në intervistën javore për REL.

“Një pjesë e përmendoreve nuk janë në ingerenca të qytetit të Shkupit dhe këtu janë të përziera Ministria e Kulturës dhe komuna Qendër. Që ta ndërtoni urën e rrotës Panoramike pa të do të kushtonte afërsisht 4.5 milionë euro. Ta pastroni shtratin e lumit Vardar nga ura dhe disa fontana që nuk funksionojnë gjatë kohë njëjtë kushton 4.5 milionë euro. Kështu që këta janë dilemat që unë si kryetar i qytetit dhe njerëzit që kam këtu, përsëris se prioritet është siguria dhe konform saj do të sjellim vendimet për qytetin”, ka thënë Shilegov.