Sheqerinska: Vizita e Stoltenbergut, e rëndësishme


Zgjidhja e çështjes së emrit është një nga problemet më të mëdha që tangon Republikën e Maqedonisë, ndërkohë që vizita e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Stoltenberg, paraqet një mesazh se vendi është kthyer në agjendën evropiane dhe synon integrimin euro-atlantik. Kështu u shpreh e ministrja e mbrojtjes Radmilla Sheqerinska, derisa komentoi vizitën e sekretarit të përgjithshëm të NATO-së në vend, në kohën e intensifikimit të bisedimeve rreth zgjidhjes së çështjes së emrit.

“Vizita sekretarit të përgjithshëm të NATO-s nuk është dhuratë por është e merituar, nuk është e mjaftueshme për anëtarësim por tregon se jemi në rrugën të drejtë. Stoltenberg nuk do ti zgjidhë problemin me emrin, ai do e dërgojë mesazhin, që kur një shtet dëshiron të behet anëtare e NATO-s dhe I garanton qeverisjen e të drejtës, dhe garanton vlerat themelore të cilat janë bazë për NATO-n, atëherë ajo merr shansin për anëtarësim në NATO”, tha Radmilla Sheqerinska, Ministre e Mbrojtjes.

Sipas Sheqerinskës Republika e Maqedonisë para sekretarit të përgjithshëm të NATO-së duhet të mbajë qëndrimin se Maqedonia është një vend i cili synon zgjidhjen e problemeve dhe anëtarësimin në strukturat euro-atlantike.

“Vizitën e shohim si mundësi që Maqedonia të prezantohet në një dritë pak më ndryshe, si shtet që I zgjidhë problemet e veta, si shtet që punon në prioritetet e veta dhe si shtet që më të vërtet beson në anëtarësimin në BE dhe NATO, nënkupton siguri dhe prosperitet me të madh për qytetarët e vendit”, tha Radmilla Sheqerinska, Ministre e Mbrojtjes.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do qëndrojë për vizitë dyditore në Republikën e Maqedonisë të mërkurën dhe të enjten, më 17 dje 18 janar. Nga qeveria tanimë kanë njoftuar se Stoltenberg do të takohet me krerët e shtetit, me ministrat si dhe me disa lider të partive politike. Është paraparë që të enjten pasdite Stoltenberg të dalë në konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Zoran Zaev. / Alsat – M