Sheqerinska: Ministria e Mbrotjes do të ndajë rreth 60 milionë denarë për fushatën e referendumit

Ministrja e Mbrojtjes Radmila Sheqerinska sot deklaroi se “Ministria e Mbrojtjes do të vendos në dispozicion diçka më pak se 60 milionë denarë për referendumin për marrëveshjen mes Maqedonisë dhe Greqisë”.

“Ministria e Mbrojtjes është një nga ato që më shumë duhet të interesohet për prioritetin tonë strategjik dhe nga sektori ynë për financa dërguan informacionin se në dispozicion vendojmë diçka më pak se 60 milionë denarë, që ishin planifikuar për aktivitete të ngjashme, por të cilët konsiderojmë se më mirë t’i shfrytëzojë Kuvendi, dhe jo ne”, tha Sheqerinska.

Ajo tha se në seancë e ardhshme qeveritare, e cila ashti siç tha ajo, do të mbahet ditë e mërkurë, zyrtarisht do të caktohet shuma që do të ndahet për fushatën e referendumit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ajo çka është e qartë është se praktikisht Qeveria nuk dëshiron të jetë aktori kryesor, për atë se Kuvendi është ai që e solli vendimin për referendum dhe me këtë do të tregojmë se Qeveria nuk ka agjendë politike apo partiake, por se metë vërtetë është e koncentruar për interesin e Republikës së Maqedonisë, të mos jetë shtet i izoluar, të jetë shtet me perspektiva, të bëhet anëtare e NATO-s dhe të fillojë bisedimet me BE-në”, tha Sheqerinska.