Shekerinska, deputetëve të VMRO-së: Keni shumë fjalë, por asnjë shifër


Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska ka kërkuar sqarime nga deputetët e VMRO-DPMNE-së për të bëmat e tyre gjatë 10 viteve qeverisje, njofton Medial.mk.

“Janë 133 milionë euro kamatë nga borxhet që i krijuat ju. Keni shumë fjalë por asnjë shifër. Një Qeveri për më pak se 10 muaj riparon atë që e shkatërruat për 10 vite. Ju bëtë tentim për vrasje ndaj deputetëve…”, ka thënë Shekerinska. /Medial.mk/