Shefi i diplomacisë gjermane sot viziton Maqedoninë


Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës Federale të Gjermanisë, Hajko Mas, sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.

Mas vjen për vizitë kthyese në Maqedoni, pas takimit të qershorit me Dimitrovin në Berlin dhe vetëm 10 ditë pas vizitës historike të kancelares Angela Merkel më 8 shtator të këtij viti. Vizita, shtojnë nga MPJ, paraqet konfirmim shtesë të aktiviteteve dhe mbështetjes së parezervë nga RF e Gjermanisë në drejtim të realizimit të qëllimeve tona strategjike – anëtarësimin e barabartë në BE dhe në NATO, njofton Alsat M.

Në takim, ministrat Dimitrov dhe Mas do të këmbejnë mendime për zhvillimin më të fundit të gjendjeve të brendshme politike në Republikën e Maqedonisë, axhendën reformuese të BE-së dhe NATO-s, bashkëpunimin rajonal, si dhe për aktivitetet përgatitore lidhur me realizimin e suksesshëm të referendumit të 30 shtatorit./Gazeta E Pavarur