Senat Idrizi dhe Amir Asllani u kthyen nga haxhi


Senat Idrizi dhe Amir Asllani dy haxhinjtë nga Tetova që udhëtuan për në Haxh me biçikleta u kthyen sot në Maqedoni.

Ata u pritën nga familjarët dhe të afërmit e tyre në Aeroportin e Shkupit, të cilët u kishin organizuar dhe befasi.

Kujtojmë se ata me biçikleta arritën deri në Jordani ku nuk u dha viza, por më pas dy vizat e fundit për haxhin e këtij viti ju takuan pikërisht atyre.