Sela: Ligji për përdorimin e gjuhëve ka qenë kusht i Aleancës për formimin e Qeverisë

Ligji për përdorimin e gjuhëve ka qenë kusht i Aleancës për Shqiptarët për të  dhënë numrat e nevojshëm për formimin e Qeverisë tha sonte kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në emisionin e TV Klan Maqedoni. Sipas tij Aleanca për Shqiptarët ishte katalizatori i proceseve dhe se pa 3 votat e ASh-së në krizën politike të vitit 2017 nuk do të kishte Ligj për përdorimin e gjuhëve.

Sela gjithashtu theksoi se me sjelljen e Ligjit për përdorimin e gjuhëve nuk ka mbaruar marrëveshja e Ohrit, por siç tha nevojitet përfaqësim i drejtë dhe adekuat i shqiptarëve në Maqedoni.