Sela: Aleanca për Shqiptarët ende është e hapur për bisedime për të hyrë në Qeveri

Aleanca për Shqiptarët ende është e hapur për bisedime për kthimin e saj në Qeverinë e kryeministrit Zoran Zaev, por vetëm nëse plotësohen kërkesat e njohura të cilave i shtohet edhe kërkesa për përgjegjësi rreth korrupsionit për të gjithë funksionerët partiak pa dallim nga përkatësia etnike, transmeton Zhurnal.

Këtë dje në Dibër e tha kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, në takimin me antarët dhe simpatizantët e partisë, “Kemi takime të shpeshta me faktorët ndërkombëtar në të cilat, gjithashtu është kërkuar që të jemi pjesë e Qeverisë sepse pa deputetët e Aleancës, Zaev nuk mund të kishte formuar Qeveri” tha Sela.

Ai gjithashtu tha se është për vazhdimin e reformave sepse mendon fuqishëm se hyrja në NATO dhe në BE është detyrë kryesore për shtetin.

I njejti dërgoi kritika të ashpra drejt BDI-së, ku sipas Selës nuk është realizuar asgjë për të drejtat e shqiptarëve.