Rrrihen nxënësit në një autobus të NQP-së, disa prej tyre arrestohen


Disa nxënës të shkollës së mesme sot pasdite u zunë fizikisht në autobusin numër 5 të NQP-së i cili ka qarkulluar në bulevardin “Teodosij Golloganov” për në Qendër.

“Nuk ka dëmtime të autobusit, as udhëtarë të  lënduar”, konfirmojnë nga NQP-ja.

Incidenti në NQP është raportuar në orën 14:30 minuta, ndërsa siç informojnë prej atje, rastin e ka marrë në ngarkim Ministria e Punëve të Brendshme.

Nga MPB-ja informojnë se menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë arrestuar një pjesë e nxënësve në zënkën fizike.