Ristovski: Gjobat do të lëvizin prej 15 deri jo më shumë se 250 euro


Kuvendi i Maqedonisë pasdite në lexim të parë e miratoi Propozim ligjin për procedurë kundërvajtëse, zgjedhje me të cilën  parashikohet përmirësim i efikasitetit të procedurës kundërvajtëse, derisa shqiptimi i paralajmërimit para se të shqiptohet gjoba vendoset si rregull.

Ndryshim më i madh, dhe ndoshta më e rëndësishme, siç tha në elaborimin zëvendësministri i Drejtësisë Oliver Ristovski, vendoset me ulje të shumëfishtë të lartësisë së gjobave përmes përcaktimit të hapësirës së saktë të lartësisë të gjobave kundërvajtëse dhe harmonizim të të gjitha ligjeve materiale në drejtim të harmonizimit të tyre me lartësinë e paraparë të gjobave në Ligjin për kundërvajtje.

Ai theksoi se për personat fizikë gjobat do të lëvizin prej 15 deri jo më shumë se 250 euro, për dallim nga më herët, siç tha, gjoba më e lartë ka qenë 1000 euro. Te kompanitë, sqaroi bëhet klasifikimi ndërmarrje të vogla, të mesme dhe të mëdha dhe konform kësaj përcaktohet lartësia e gjobave.

Gjithashtu, në ligjin për herë të parë bëhet përkufizim i qartë midis kundërvajtjeve administrative dhe gjyqësore.

Opozita, edhe pse dha mbështetje në lexim të parë, paralajmëroi amendamente me qëllim të përmirësimit të zgjidhjeve ligjore.