Referendumi për emrin: Qeveria vendos të zhvillojë fushatë informative; Realizimi i fushatës: Qeveria do të grumbullojë paratë nga ministritë


Zëdhënësi Muhamet Hoxha thotë se fushata do të ketë për qëllim informimin e qytetarëve për benefitet nga anëtarësimi I Maqedonisë në BE dhe NATO.

Për fushatën e cila do të intesifikohet me të afruar referendumi, do të kyçet I gjithë ekzekutivi.

“Parashihet që të organizohet një informim më I gjerë I opinionit lidhur me çështjen e referendumit, pra qeveria e RM-së do të ketë një fushatë informative e cila do të jetë intensive dhe do ti njofton qytetarët lidhur me çështjen të cilën e trajton referendumi. Në këtë rast do ti njofton qytetarët për përfitimet të cilat dalin nga zgjidhja e kontestit të emrit me Greqinë fqinje, me daljen e tyre në votime dhe me referendum të suksesshëm dhe hapjen e dyerve të RM-së për anëtarësim në NATO dhe BE. Qytetarëve do t’u spjegojmë se sa Maqedonia dhe sa qytetarët do të përfitojnë prej anëtarësimit të vendit në NATO dhe BE“, u shpreh zëdhënësi i qeverisë Muhamet Hoxha.

Qeveria akoma nuk ka caktuar buxhetin për fushatën. Paratë do të grumbullohen nga ministritë. Ato në afat prej tre ditësh do të informojnë ministrinë e financave se sa mjete financiare disponojnë, e të cilat do të mund të shfrytëzohen për fushatë.

“Të gjitha ministritë dhe organet e tjera, do të dërgojnë në Ministrinë e Financave informatë se sa mjete kanë në dispozicion dhe të cilat do të mund të shfrytëzohen për këtë qëllim, pra për fushatë. Pas grumbullimit të këtyre mjeteve dhe pas përgatitjes të një programi, të një plani për zbatimin e referendumit, do të dalim edhe me shifra të sakta se sa do të kushton I gjithë organizimi I fushatës nga qeveria e RM-së”, theksoi Hoxha.

Hoxha thotë se paratë e ministrive nuk do të merren nga buxheti I tyre për realizimin e projekteve por nga kursimet e ministrive.

Në seancën e ardhsme qeveritare do të definohet plani i grumbullimit të fondeve dhe mënyra e shpenzimit në mënyrën sa më transparente.

MERAL ISMAILI