Real Madrid, Bajer Mynih, Barcelona dhe Liverpul në gjysmëfinale në “Champions League”


Real Madrid, Bajer Mynih, Barcelona dhe Liverpul prekin gjysmëfinalet e Champions League. Një natë më parë fituan mysafirët. Reali triumfoi 3-0 ndaj Juventus dhe Bajern 2-1 ndaj Seviljes, ndërsa mbrëmja e djeshme ishte për të zotët e shtëpisë. Surpriza mban emrin e Liverpul, që shkatërroi City për 30 minuta në “Anfild”, 3-0 rezultat që mbeti në fuqi deri në fund.

Barcelona fitoi 4-1 ndaj Romës, duke hedhur gjithashtu një hap të sigurt drejt gjysmëfinaleve. Në fillim të pjesës së dytë, Rakitiç driblon mbrojtësit e Romës e shkëmben topin me Messi, por Manolas për të rrezikun e dërgon atë në rrjetë. Ishte autogoli i dytë i Romës, që i dha epërsinë Barcelonës në Kamp Nou. Në fund të pjesës së parë De Rossi me topin që dërgoi në portën e tij zhbllokoi rezultatin, duke kaluar Barçën në epërsi. Pique realizoi edhe golin e tretë, ndërsa tre minuta para se të mbyllej ndeshja Luiz Suarez realizon golin e epërsisë së madhe, 4-1, duke afruar katalanasit më afër gjysmëfinaleve, ndonëse Dzeko me golin e vetëm që realizoi disa minuta më herët, vetëm sa dha pak shpresë për të lënë të hapur mundësinë e kualifikimit.

E vetmja surprizë në katër takimet e para çerekfinale ishte derbi britanik. Manchester City që thuajse e ka siguruar titullin kampion në Angli shihej favorit ndaj Liverpool për pësoi një humbje shokuese në transfertë. Pa kaluar as 10 minuta Firmino fiton topin në mesfushë e pason për Salah, i cili në kunbdërsulm nuk fal përballë dy mbrojtësve të  City. Pas zhbllokimit të rezultatit,  Oxlade-Chamberlain, me një goditje nga 23 metra shtang për herë të dytë portierin Ederson. Në anfild, në një atmosferë të zjarrtë Liverpool merr “zjarr” dhe realizon golin e tretë me Sadio Mane në 31’. Mbyllet pjesa e parë me një humbje dëshpëruese për të besuarit e Pep Guardiola, të cilët shiheshin si një ndër favoritët e këtij kompeticioni. Por eksperienca vendosi dhe Liverpool me pesë trofe Champions e sheh veten më afër gjysmëfinaleve./Albanian Free Press