Reagon Osmani: Han u keqkuptua, nuk do të ketë anulim të ligjit për gjuhët

Zv/kryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani rreth pyetjes për ligjin e gjuhëve tha se është në procedurë parlamentare dhe se nuk ka nevojë për anulim, transmeton Express.

“Mendoj se u keqkuptua z. Han, ai e tha se këto tre ligje të gjyqësorit duhet të kalohen deri në dhjetor. Qëndrimi i tij ishte se poqese debati i ligjit për gjuhët e vonon miratimin e këtyre ligjeve deri në dhjetor më mirë është të pritet disa ditë që të kalojnë…, por ne vlerësuam se kjo nuk ndikon dhe se më tepër ndikon diskutimi për buxhetin sesa ligji për gjuhët. Ashtuqë nuk ka nevojë për ndonjë prolongim, thjesht ishte i sinqertë propozimi i z.Han”, ka thënë zv/kryeministri Osmani.

Se a mund ta zbehin amendamentet e LSDM-së ligjin e gjuhëve, Osmani me qëndrim se ligji është i dakorduar deri në detajet më të vogla dhe se çdo ndryshim do hapte kutinë e Pandorës për ndryshime tjera