Rama: Lajmet për ardhjen e 600 mijë refugjatëve tërësisht të rreme

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se në Shqipëri nuk ka aktualisht asnjë plan për të pasur kamp refugjatësh të ardhur nga Siria.

Çështjen e ngritur në media për ardhjen e 600 mijë vetëve, Rama e konsideron si spekulim duke theksuar se lajmet janë tërësisht të rreme.

Rama dhe Erion Veliaj po prezantojnë çmimin e fituar pak ditë më parë në Barcelonë të Spanjës për projektin e sheshit më të madh pedonal të Tiranës.