Qeveria për protestën: Vendimet gjyqësore janë të institucioneve të pavarura

Vendimet gjyqësore janë vendime të organeve gjyqësore si institucione të pavarura. Qeveria e RM-së me vëmendje të duhur i merr parasysh porositë nga protesta e sotme me rastin e vendimit të Prokurorisë Publike në lidhje me rastin tragjik të katërvjeçarit Almir Aliu nga Kumanova, thuhet në kumtesën nga shërbimi qeveritar për media në lidhje me këtë rast.

Ky qëndrim i Qeverisë, theksojnë nga Qeveria, është në drejtim të angazhimeve gjithëpërfshirëse për reforma në sistemin gjyqësor që duhet ta kthejnë dinjitetin dhe besimin në institucionet gjyqësore dhe më së shumti , siç theksohet, t’i kthejnë paanshmërinë, pavarësinë dhe qeverisjen e të drejtës dhe drejtësinë, në punën dhe vendimet e të gjitha institucioneve në gjyqësi.

“Qeveria e RM-së angazhohet për reforma në gjyqësi përmes të cilave kthehen paanshmëria, pavarësia dhe qeverisja e të drejtës dhe drejtësisë. Njëkohësisht, Qeveria i dënon të gjitha shprehjet e gjuhës së urrejtjes dhe të procedurave radikale, të cilat janë në kundërshtim me angazhimet për një shoqëri për të gjithë”, thuhet në kumtesë