Qeveria për fushatën e referendumit ka ndarë 6,500 euro

Qeveria e Republikës së Maqedonisë i demanton zërat nga VMRO-DPMNE se kinse do të shpenzohen para lidhur me gjirimin e video-materialeve për fushatën e referendumit.

Siç shtojnë, Qeveria e RM-së  ka siguruar vetëm 6500 euro për aktivitetet në rrjetet sociale, kurse të gjitha komunikimet e tjera që nënkuptojnë për mediat, dhe organizimet e tjera janë nën kompetencë të sektorit për marrëdhënie me publikun të Qeverisë.