Qeveria e Zaevit për gjashtë muaj ka shpenzuar dyfish më pak nga Qeveria e Gruevskit

Dyfish më pak mjete shtetërore në gjashtë muajt e parë të punës ka shpenzuar kryeministri, ministrat, zëvendësministrat, sekretarët shtetëror dhe sekretari i përgjithshëm  i Qeverisë së tanishme në krahasim me Qeverinë  e Nikolla Gruevskit në gjashtë muajt e parë pas zgjedhjeve në vitin 2014. Qeveria e Zoran Zaevit për gjashtë muaj ka shpenzuar 21.890.462 denarë, ndërsa Qeveria e Gruevskit 44.909.835. Dallimi në shpenzime është 23.019.373 denarë.

“Aq është kursimi i parave të qytetarëve vetëm për gjashtë muaj dhe vetëm për punën e këtyre gjashtëdhjetë funksionarëve”, tha ministri i Komunikimeve, Transparencës dhe Llogaridhënies Robert Popovski në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri.

Ai duke e prezantuar veglën për fillim të shpenzimeve të bartësve të funksioneve publike përmes së cilës ka ardhur deri te të dhënat e tilla tha se nëse dallimi do të ishte i tillë në çdo gjashtë muaj, për 11 vite aq sa në pushtet ishte Nikolla Gruevski dhe nëse kjo do të ishte ndonjë kursim mesatar i parave të qytetarëve do të ishte 8.207.000 euro.

“Nikolla Gruevski në periudhën kur mua së paku nuk më kujtohet në ndonjë axhendë të tij më impozante jashtë vendit ka shpenzuar 5.188.102 denarë, ndërsa kryeministri Zoran Zaev në gjashtë muajt e parë  me agjendë të pabesueshme dinamike, veçanërisht të jashtme por edhe vendore ka shpenzuar 2.918.532 denarë”,, tha Popovski.

Zgjedhja për shpenzimin e parave shtetërore në një nga qeveritë e Gruevskit është bërë për periudhën e përmendur, sepse, sipas Popovskit, ajo ka qenë Qeveri e cila gjithashtu sikur e tanishmja ka funksionuar pas zgjedhjeve.

Nga vegla, i cili është vendosur në ueb faqen e Qeverisë së Maqedonisë të gjithë qytetarët dhe mediat e interesuara…munden t’i ndjekin  vlerën e shpenzimeve të parave shtetërore, por edhe arsyet për shkak të së cilave ato janë shpenzuar.

“Ne filluam me vetëdije me funksionarët e Qeverisë, sepse  nëse nuk fillojmë  nga vetja,  nuk kemi të drejtë të kërkojmë dhe të presim nga funksionarët që i ka emëruar Qeveria të parët të fillojnë të japin informata se si i shpenzojnë paratë”, tha Popovski.

Paralajmëroi se duke u nisur  nga ajo që mjeti veçmë është krijuar do të bëhen përpjekje të gjithë funksionarët e tjerë të emëruar dhe të zgjedhur t’i dorëzojnë informatat për paratë e shpenzuara dhe arsyet për shpenzim. Qëllimi është, tha, që kjo qasje e transparencës dhe llogaridhënies të bëhet praktikë e të gjithëve të cilët kanë qasje me paratë shtetërore.

“Në Maqedoni asnjëherë më nuk duhet që të përsëritet periudha në të cilën qytetarët nuk do ta dinë se çka punojnë funksionarët që janë zgjedhur dhe si i shpenzojnë paratë e tyre. Ajo është e drejta e tyre  bazë civile, ndërsa ne ekzistojmë në shërbim të tyre”, tha ministri Popovski.

Përmes këtij mjeti mund të shihet shpenzimi i hollësishëm i të dy Qeverive në krahasim dhe individualisht për çdo funksionar nga Qeveria paraprake dhe ajo aktuale nga viti 2014,  si dhe raport narativ se për çka janë shpenzuar.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë dje në seancë e miratoi  informatën për realizimin e vendimit të saj me të cilën në seancën e mëparshme i obligoi ministrat, zëvendësministrat, sekretarët shtetërorë, sekretarin e përgjithshëm dhe kryetarin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, të dorëzojnë informata për shpenzimet zyrtare të bëra në korniza të gjashtë muajve të parë nga ndërmarrja e funksioneve, më saktë nga qershori deri në nëntor të vitit 2017./Koha