Qeveria do të subvencionojë blerjen e makinave të reja?!

Qeveria solli ndryshimet ligjore me të cilat do t’i subvencionojë blerjet e makinave ekologjike, gjegjësisht elektrike ose makinat hibride.

Gjithashtu kjo vlen edhe për personat privat dhe fizik. Kjo duhet të jetë me të vërtetë interesant për qytetarët dhe kompanitë. Gjithashtu ekziston edhe programi për subvencione gjatë blerjes së makinave të reja dhe çlajmërimit (shkatërrimit) të të vjetrave, shkruan 24auto.

Kjo masë do të rrisë importin e makinave të reja në krahasim me të përdorurat dhe do të rregullonte parkun vozitës në Maqedoni. Sipas të dhënave në Maqedoni ka të regjistrua mbi 400 mijë vetura prej të cilave më tepër se gjysma janë me eurostandarde Euro 1 dhe Euro2.

Me programin për subvencione për blerjen e makinave elektrike apo hibride janë parashikuar subvencione me vlerë prej 5 mijë euro për makina elektrike dhe 3 mijë euro për ato hibride.

Në vitin e parë janë parashikuar subvencione për 200 makina. Me programin për subvencione të shpenzimeve për vendosjen e pajisjes për gaz, metan apo për ndonjë alternativë tjetër të derivateve në makinat ekzistuese, është parashikuar të subvencionohet 50 për qind e shumës , por jo më shumë se 300 euro, dhe bëhet e ditur se këto subvencione do jepen për 1 mijë e 200 makina në vit.

Pra nëse keni vendosur të bleni makinë, tani është koha e duhur.