Q.K.U. “Nënë Tereza”, Boshnjakovski: në 21 klinika, 120 mln euro investim


Objekti i ri i Qendrën Klinike Universitare “Nënë Tereza” do të ketë 21 klinika, njofton zëdhënësi i qeverisë, Mile Bosnjakovski, pa zbuluar nëse Qendra Klinike do të ndërtohet në një lokacion të ri ose objekti i ri do të ndërtohet në vendin e spitaleve që tashmë ekzistojnë.

Tani për tani dihet vetëm se katër klinika do të mbeten në të njëjtat vende dhe se për Qendrën e re Klinike do të shpenzohen 120 milionë euro.

“Afati i fundit për ndërtimin e objektit të ri do të jetë tre vjet e gjysmë dhe 1 vit e gjysmë shtesë për rindërtimin e ndërtesës ekzistuese në klinikën kirurgjike. Vlera e projektit është 120 milionë euro, nga të cilat 70 milion euro janë kredi, pjesa tjetër është nga buxheti. Objekti i ri do të përfshijë 21 klinika, ndërsa në lokacionet ekzistuese do të mbeten Klinika për sëmundjet e fëmijëve, ajo e kardiologjisë, Klinika e sëmundjeve infektive dhe ajo maksilofaciale”,- deklaroi zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski.

Sipas Boshnjakovskit, deri në fund të shkurtit Qeveria do të zgjedhë një nga opsionet, e pas kësaj do të fillojë procesi për zbatimin e projektit për të ndërtuar Qendrën e re Klinike Universitare.

Aktualisht po merren në konsideratë më shumë opsione, por në fund do te zgjidhet opsioni që është më i mirë si për pacientët ashtu edhe në aspektin e shpenzimit të parave të tyre, thotë Boshnjakovski.