Putin e trimëron Vuçiqin përmes telefonit: Kush e sulmon Serbinë, e ka sulmuar Rusinë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe presidenti rus Vladimir Putin kanë zhvilluar sot një bisedë të gjatë telefonike, lidhur  me zhvillimet e fundit, që kanë të bëjnë me raportet Kosovë-Serbi.

Siç raporton gazeta serbe “Kurir” gjatë bisedës  telefonike, e cila ka zgjatur gati një orë, presidenti rus i ka thënë atij serb se Rusia po ndjek me vëmendje atë që po ndodh në Serbi dhe në Kosovë dhe se Serbia mund të llogarisë në ndihmën ruse në çdo aspekt, transmeton Telegrafi.

Putin gjithashtu ka thënë se kur bëhet fjalë për Kosovën për Moskën  vlen vetëm Rezoluta 1244 e KS të OKB  dhe se për të dokumentet e tjera janë të pavlefshme.

Presidenti rus i ka thënë Vuçiqt se “kush e sulmon Serbinë, e ka sulmuar edhe Rusinë.

Ndërsa, presidenti serb, pas bisedës telefonike me Putinin, i është drejtuar opinionit me një deklaratë.

“Ne përfunduam një bisedë në të cilën, nëse guxoj të them kështu, ndjeva nivelin më të lartë të mbështetjes. Presidenti i Rusisë porositi se Serbia është vendi më i rëndësishëm në Ballkan dhe në Evropë! Putin tha se Serbia është vendi më i rëndësishëm në Ballkan dhe në Evropë dhe e lidhur me çështjen e Kosovës ai e ka dënuar fuqimisht sulmin ndaj Marko Gjuriqit dhe ndërhyrjen e ROSU në veri të Kosovës. I kërkova këshilla, pasi u pajtuam se kjo situatë duhet të zgjidhet në mënyrë paqësore, tha Vuçiq, përcjell Telegrafi.

Presidenti serb tha se nuk ishte i kënaqur me reagimin e vendeve perëndimore.

“Nuk kam asgjë për të fshehur, unë jam shumë gjatë në politikë, unë jam Presidenti i Serbisë dhe unë mund të flas më hapur  lidhur me bisedën me Putinin. Kemi rënë dakord të jemi në kontakt të vazhdueshëm, si dhe me presidentin Lukashenko [presidenti i Bjellorusisë]. Do të kemi mbështetjen më të rëndësishme  deri tash. Jam e lumtur që ne nuk duhet të kërkojmë falje për faktin se Marko Gjuriq u arrestua”, tha Vuçiq.

Vuçiq tha se, lidhur me ngjarjet e fundit, komentet e opozitës serbe janë më të këqija se ato të Thaçit dhe liderëve të tjerë shqiptarë dhe se ai nuk dëshiron të përgjigjet në komentet se e tërë ngjarja është e orkestruar. Foto- /Telegrafi/