Pushteti për, opozita kundër heqjes së imunitetit të Veljanoskit


Komisioni kuvendor për çështje të rregullores, mandatit dhe imunitetit debaton për kërkesën për miratimin e paraburgimit të deputetit Trajko Veljanoski të parashtruar nga Sektori për krim të organizuar dhe korrupsion pranë Gjykatës penale të Shkupit, për shkak të dyshimit për përzierje në ngjarjet e 27 prillit të vitit 2017.

Në pjesën e paradites nga debati kanë mundur të dëgjohen mendime të ndryshme të anëtarëve të Komisionit.

Deputetët nga opozita mendojnë se nuk ka bazë që të hiqet mandati i Veljanoskit, siç thanë, vetëm në bazë të një kërkese nga gjykata pa u mbështetur me kurrfarë dokumente tjera dhe se bëhet fjalë për proces të motivuar politik.

Deputetët, megjithatë, nga shumica qeveritare theksuan se Komisioni duhet të debatojë për kërkesën e gjykatës dhe të sjell vendim. Nuk është e jona, thanë ata, ta vlerësojmë aktakuzën, sepse këtë do ta bëjë Gjykata. Mendojnë se ngjarjet e 27 prillit duhet tërësisht të pastrohen dhe se vetëm në këtë mënyrë do të ketë shtet ligjor.

Veljanoski i cili është anëtar i Komisionit në seancë e justifikoi qëndrimin e tij për kërkesën. Tha se as nuk e ka pasur idenë se do të ketë sulm në Kuvend. Ai thotë se nuk është fajtor për parandalimin e seancës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit nga shumica e re parlamentare, që, siç potencoi, ishte një prej pikave ndaj të cilave bazohej akuza që i është lexuar në Prokurori.

Tre pikat tjera, tha ai, kanë të bëjnë për atë se i ka dërguar mesazh Nikolla Gruevskit se Zoran Zaevi në konferencë për shtyp ka paralajmëruar se pasdite do të zgjidhet kryetari i Kuvendit, se ka marrë mesazh se pas orës 17:00 do të bëhet përzgjedhja, si dhe se ia ka dhënë fjalën pa radhë Zekirija Ibrahimit. Sipas ish-kryetarit të Kuvendit, kontestues është fakti që telefoni i tij ishte në ekspertizë në fund të muajit nëntor të vitit 2017 dhe se pas deklaratës që e ka dhënë në janar të vitit 2018 i është kthyer. Atëherë, tha Veljanoski, Prokuroria nuk ka gjetur dëshmi për fajin e tij, por këtë e bën një vit më vonë.

Në këtë replikoi deputeti Goran Misovski i cili tha se Komisioni dhe deputetët të cilët janë anëtarë në të në asnjë rast nuk mund ta vlerësojnë aktakuzën. Këtë, sipas Misovskit, mund ta bëjë vetëm Qeveria.

Ai tha se zgjidhje ligjore të rastit  “27 prilli” duhet të ketë me qëllim që ngjarjet e tilla asnjëherë të mos përsëriten. Ai nxori gurë i cili tha se ende e ruan dhe me të cilin është goditur nga pjesëmarrësit në dhunën më 27 prill.

Misovski mendon se ajo që kundër Veljanoskit nuk është ngritur akuzë vitin e kaluar, por sivjet mund të jetë rezultat i faktit që dëshmitarët dhe dëshmitë shtesë për këtë rast çuan deri në një vijim tjetër të tërë procesit. Prandaj, tha, duhet t’i lihet gjykatës për ta vlerësuar aktvendimin dhe të vendos nëse do ta pranojë ose eventualisht ta dënojë deputetin Veljanoski.

Kryetari i Komisionit, Pavel Bogoevski është në linjën e kolegut të tij Misovski se ky Komision nuk mund ta vlerësojë aktvendimin, por se vetëm mund të sjell vendim dhe t’i lejojë gjykatës për ta thënë fjalën e fundit.

Deputeti Antonio Milloshovski është i bindur se aktakuza kundër Veljanoskit që po ndodh tani, e jo para një viti është e motivuar politikisht dhe tentim që pushteti ta fshehë qeverisjen e keqe, sepse ajo, siç tha, përveç ndryshimeve të Kushtetutës dhe emrit nuk ka bërë asgjë. Bëhet fjalë, tha ai, për drejtësi selektive dhe ndjekje politike të kundërshtarëve. Paraburgimi, sipas Milloshoskit, tani më nuk shfrytëzohet si masë, por fillim të dënimit.

Anëtarët e Komisionit nga opozita mendojnë se gjykata mund ta bëjë punën e saj edhe nëse Veljanoskit nuk i hiqet imunitetit dhe paraburgimi i caktuar. Për sigurimin e pranisë, tha Zoran Ilioski përveç paraburgimit efektiv ka edhe masa të tjera.

Debati në Komision në disa momente është tensionues, është shfrytëzuar edhe për mbivendosje për incidentin që ka ndodhur në burgun “Shkup” në të cilin u involvuan ish-ministrat Mile Janakievski dhe Spiro Ristovski dhe do të vazhdojë pas pauzës prej një ore që e dha kryetari Bogoevski.

Sipas Rregullores, Komisioni është i obliguar ta shqyrtojë kërkesën dhe në afat prej dy dite ta dorëzojë deri tek kryetari i Parlamentit. pas raportit të marrë nga Komisioni, Kuvendi më së voni në afat prej tre dite duhet të vendos në seancë plenare. vendimi për heqjen e imunitetit sillet me shumicë të thjeshtë nga numri i përgjithshëm i deputetëve. Përbërja aktuale e deputetëve deri më tani në kërkesë të gjykatës solli vendime për heqjen e imunitetit të deputetëve Nikolla Gruevski, Lupço Dimovski, Kërsto Mukosvki, Johan Tarçullovski, Zhaklina Peshevska, Luben Arnaudovska dhe Sasho Vasilevski.

Ish-kryetari i Kuvendit dhe deputet aktual, Trajko Veljanoski së bashku me Mile Janakievskin dhe Spiro Ristovskin pardje u morën në pyetje në urdhër të Prokurorisë publike nën dyshimin për përzierje në ngjarjet e 27 prillit.

Veljanoski iu referua imunitetit të deputetit, ndërsa ish-ministrat Janakievskit dhe Ristovskit u caktuan masë e paraburgimit tridhjetë ditor.