Punimet e Kuvendit vazhdojnë të premten

Kryeparlamentari Talat Xhaferi për ditën e premte në ora 12, caktoi vazhdimin e seancës për debatin mbi ndryshime kushtetuese, ndërsa për sot është caktuar tjetër seancë.

Deputetët e shumicës parlamentare thonë se ka shumë ligje të rëndësishme që duhet të votohen, siç është Ligji për falimentim, të cilat duhet të rishikohen në seancën e sotme.

Ndërsa deputetët e VMRO-DPMNE-së që ishin lajmëruar për fjalim dje kanë hequr dorë nga fjalimi dhe i kanë bërë thirrje shumicës parlamentare që ta hedhin në votim propozimin për ndryshime kushtetuese.

Nuk përjashtohet mundësia që Kuvendi të vazhdoj debatin mbi ndryshimet kushtetuese edhe ditën e shtunë./Gazeta e Pavarur