PSP shpall konkurs për përkthyes, rroga 100 mijë den


PSP kërkon përkthyes nga gjuha maqedonase në anglisht dhe anasjelltas, përcjell Aktuale.mk. Përkthyesi pritet të paguhet 1.200.000 në vit gjegjësisht 100.000 denarë në muaj.

Sipas komkursit, përkthyesi do të jetë i obliguar që të përkthejë 10 faqe në ditë. Marrëveshja e nënshkruar do të vlejë për një vit.

Shpallja vlen deri në fund të shkurtit.