Protestuesit bllokojnë rrugën e i bëjnë thirrje Ramës: O Enver Hoxha!


“Ti nuk mund të kthesh diktakturën në Shqipëri, ne nuk të lënë të rikthesh Enverin në vendin tonë. Fatmir Xhafaj të japë dorëheqjen”.

Në këto momente tek Gjykata e Tiranës po zhvillohet protestë nga qindra shqiptarë të cilët kërkojnë lirimin e protestuesve të Rrugës së Kombit.

Ndërkohë që në gjykatë po merret vendimi për të ndaluarit, protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e menjëhereshme të Fatmir Xhafës dhe Ramës duke thënë me zë të lartë se po kthehet diktatura në Shqipëri. /albeu.com/