Prokuroria speciale demanton tentim për atentat ndaj Fatime Fetait


Prokuroria speciale në mënyrë kategorike ka demantuar shkrimet e fundit në disa media të cilat ndërlidhin një incident të mundëshëm në fshatin Bogovinë të Tetovës i ndodhur me 7 shkurt lidhur me një atentat të mundëshëm ndaj prokurores speciale Fatime Fetai, transmeton Zhurnal.mk

Sipas lajmit të publikuar ditë më parë, thuhet se persona tashmë të panjohur që në grup kanë qenë disa janë munduar që të shkaktojnë incident dhe më pas edhe një atentat ndaj prokurores speciale Fatime Fetai në fshatin Bogovinë nga ku është dhe ajo mirëpo policia ka reaguar në kohë të duhur duke parandaluar një gjë të tillë.

Prokuroria speciale në demantin thonë se atë ditë prokurorja speciale Fatime Fetai as nuk ka qenë në Bogovinë e as rasti nuk ndërlidhet aspak me atë.