Premier League/ Fejohet “live” vajza e grupit të vallëzimit


Një nga vajzat që shfaqen gjatë paradës para ndeshjeve të Premier League, ka qenë me fat, pasi mori një propozim për martesë brenda në fushë, para 25 mijë tifozëve.
Vajza e cila performonte në stadiumin e Crystal Palace e mori propozimin për martesë pas pjesës së parë të ndeshjes, Cristale Palace-Brighton, 3-2.

Gemma Keen u surpriza nga partneri i saj, me të cilin kishte një lidhje të gjatë, teksa Ian Talbot, tifoz i Cristale, zbriti në fushë dhe u dorëzoi unazën e fejesës.