Pranvera me temperatura mbi mesataren

Mot më i ngrohtë me temperatura mbi mesataren për një deri në dy gradë na pret këtë pranverë, e cila fillon sonte në orën 22 e 58 minuta. Temperatura më të larta do të ketë veçanërisht në pjesët perëndimore, ku mbi mesataren do të jenë edhe reshjet.

Sipas parashikimeve të DPHM-së, në prill temperatura mesatare mujore pritet që të lëvizë nga gjashtë deri në tetë gradë në malet e larta në pjesët veriperëndimore të vendit, prej tetë deri në 10 gradë në rajonin qendror dhe një pjesë të jugperëndimit, ndërsa nga 10 deri në 12 gradë në pjesët verilindore të vendit.

Në maj temperatura mesatare, gjithashtu, do të jetë më e lartë për një deri dy gradë, ndërsa në pjesët lindore të vendit do të jetë më ngrohtë për dy deri në tre gradë. Temperatura mesatare mujore pritet që të jetë nga 14 deri në 16 gradë, ndërsa në rajonet malore nga 12 deri në 14 gradë.

Reshjet e  pritura mujore edhe në prill dhe në maj janë 50-100 mm. Nga DPHM-ja përmendin se  është e mundur paraqitje lokale e  motit dhe prandaj rekomandojnë ndjekjen e rregullt të parashikimit të motit.