Policia ka kapur 60 kilogram marihuanë në Tetovë

Policia në Tetovë në bashkëpunim me sektorin kundër krimit të organizuar, ka kryer bastisje në rrugën “29 Nëntori”, me ç’rast gjatë kontrollit të kryer në një kotec pëllumbash, janë gjetur dhe konfiskuar 40 kilogramë drogë marihuanë.

Siç raporton Alsat, kontrolli vazhdon edhe më tej, ndërsa dyshohet për sasi edhe më të madhe të drogës nëpër disa vende të kësaj lagjeje.

Deri më tani është arrestuar një person, pronë e të cilit ka qenë koteci i pëllumbave, ndërsa po hetohen edhe disa pista të tjera që mund të kenë ndërlidhje me rastin në fjalë.

Në vendngjarje pritet të dal edhe Prokuroria Themelore e Tetovës dhe gjykatësi hetues. Vetëm, gjatë ditës së sotme, në Tetovë, janë konfiskuar deri në këto momente rreth 60 kilogram lëndë narkotike e tipit kanabis sativa dhe mariuhanë./Pacensure