Policia e Tetovës apleon deri te alpinistët dhe turistët, detyrimisht t`i paraqesin turet për ngjitje


Adhuruesit e sporteve të bardha dhe alpinizmit dhe para së gjithash shtetasit e huaj, nëse planifikojnë ngjitje në majat malore ose skijim, të paraqiten në stacionet ose sektorët më të afërt policore, apelojnë nga SPB Tetovë.

Apeli vjen pas paralajmërimeve për reshjet intensive të borës dhe përkeqësimit të kushteve të motit në zonat malore.

“Gjatë paraqitjes, preferohet të theksojnë dhe të informojnë ku do të lëvizin dhe sa mendojnë se do të qëndrojnë. Në këtë mënyrë mundet më shpejt të locohen dhe nëse ka nevojë, t’ju ndihmohet. Në situata të caktuara shumë e rëndësishme është çdo minutë, veçanërisht gjatë situatave të pavolitshme të motit dhe të terrenit vështirë të depërtueshëm, në të cilat nuk ka mundësi për vendosjen e kontaktit telefonik ose komunikimit tjetër me personat e humbur”, thotë Marjan Josifovski, zëdhënës i SPB Tetovë.

Josifovski përkujtoi se muajin e kaluar dhe këtë muaj janë paraqitur disa humbje të individëve, të cilët për shkak të mosnjohjes së terrenit ose kushteve të pavolitshme të motit, janë humbur dhe nuk kanë mundur të kthehen mbrapa. Fundjavën e kaluar në Kodrën e Diellit ka pasur dy raste të humbjes pas çka u vendos aksion për gjetjen e tetë personave të humbur. Me reagim në kohë, të mërkurën e kaluar (7 shkurt) nga rruga e bllokuar Mavrovë-Galiçnik janë nxjerrë edhe dy turistë amerikanë.

Pas hetimeve të vendosura, të realizuara nga nëpunësit policorë nga ky sektor, të koordinuar me shërbimet malore dhe të tjera, personat e humbur u locuan, u gjetën dhe u kthyen të sigurt.