Pesë komuna nuk kanë gjinekolog amë


Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe thotë se dikasteri që ai drejton ka plan i cili do të ulë faktorët për vdekjen e foshnjave të posalindura.
Ai gjithashtu mohon se mungojnë gjinekologët amë në 40 komuna. Sipas tij vetëm në 5 komuna mungojnë gjinekologët amë. Këto deklarata Filipçe i bëri në intervistën javore të Radios Europa e Lirë.