Përsëri protestë para Kuvendit


Ashtu si dje edhe sot një grup qytetarësh janë mbledhur para Kuvendit për të shprehur jo pajtueshmëri për marrëveshjen e nënshkruar dje mes Maqedonisë dhe Greqisë. Protesta ka filluar në orën 20:00 me bllokim të bulevarit “11 Tetori”, ndërkohë para Kuvendit po qëndrojnë forca të shtuara policore . Për dallim nga dita e djeshme, tani për tani protesta është e qetë.