Përfundoi protesta e VMRO-DPMNE-së para Gjykatës Penale


Përfundoi protesta e VMRO-DPMNE-së para Gjykatës Penale në Shkup, ku kanë shprehur pakënaqësinë nga arrestimi i 30 personave, ndër të cilët edhe deputetë aktual dhe ish-funksionarë të kësaj partie, në lidhje me ngjarjet e 27 prillit.

Sot para të tubuarve foli Oliver Andonov, i cili vlerësoi se arrestimet janë politike dhe tha se fuqia qëndron te populli.

Fjalim mbajti edhe Aleksandar Nacev nga VMRO-DPMNE-së, i cili tha se me këto arrestime mundohen ta rrënojnë shpirtin e Maqedonisë.