Pendarovski: Jam i zhgënjyer nga Katica Janeva


Presidenti Stevo Pendarovski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në pres konferencën e sotme tha se është i zhgënjyer nga prokurorja  speciale publike, Katica Janeva.

“Pa u kuptuar si presion politik ndaj organeve hetimore që duhet të punojnë rreth kësaj, si njeri, duke u nisur nga  ajo që deri tani është  bërë publike dhe e njohur – po jam i zhgënjyer”, theksoi Pendarovski.

I pyetur nëse njihet dhe nëse është takuar me Bojan Jovanovskin, i cili është i dyshuar për rastin “Reket”, shefi i shtetit u përgjigj se me atë ka pasur dy takime të shkurtra. E para ka qenë në vitin 2015 në  kampin e lirisë tek tendat para Qeverisë, ndërsa e dyta ka qenë në intervistë në 1TV  tek gazetari Aco Kabranov, i cili e ka njohur me Jovanovskin dhe ky takim ka zgjatur 5-10 minuta.