Pasdite reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë e përforcuar


Фото: Б. Грданоски

Moti sot paradite është me diell me vranësira mesatare, ndërsa nga mesdita vranësirat do të rriten dhe do të ketë paraqitje reshjeve të shkurtra të shiut, bubullima dhe erë kohë pakohe e përforcuar.

Siç informon Drejtoria e Punëve Hidrometeorologjike (DPH) është e mundur dukuri e izoluar e breshëri edhe atë kryesisht në jug të vendit. Do të fryejë erë mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit erë e përforcuar veriperëndimore.

Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 14 deri 20 gradë, ndërsa në Shkup do të arrijë deri 17 gradë Celsius.

Nesër dhe të enjten do të kemi mot stabil, me reshje të rrëmbyeshme lokale në orët e pasdites, erë e përforcuar, bubullima dhe kushte për paraqitje të breshëri. Të premten dhe gjatë fundjavës do të mbizotërojë mot kryesisht me diell dhe më i ngrohtë. Temperatura e mëngjesit në disa vendet do të ulet edhe deri minus një gradë.