Pas tërheqjes së trupave amerikane, Afganistani do t’i lihet ekstremistëve


Negociatat direkte midis administratës së Donald Trampit dhe talebanëve e hapi çështjen nëse me largimin e trupave amerikane nga Afganistani vendi do t’i lihet ekstremistëve.

Negociuesi i përgjithshëm amerikan, Zelman Halilzada theksoi se para tërheqjes eventuale të trupave talebane duhet të ofrojnë garanci se Afganistani asnjëherë më nuk do të bëhet bazë terroriste.

“Edhe përderisa diplomatët dhe përfaqësuesit ushtarakë shprehin optimizëm të kujdesshëm, në të njëjtën kohë pyesin nëse talebanët dhe Qeveria në Kabul ndonjëherë do të dakordohen së bashku të formojnë qeveri”, njoftoi “Nju-Jork tajms”.

Por, talebanët nuk janë mjaftueshëm të bashkuar që të mund të japin çfarë do garanci për këtë. Gjithashtu, në Afganistan veprojnë rreth 20 grupe ekstremiste, ndër të cilëve edhe degë të Al Kaedës dhe të Shtetit Islamik, ndërsa forcat afgane të sigurimit ende nuk janë të aftë që të përballen me ta.

Sipas vlerësimeve të shërbimeve amerikane të zbulimit, tërheqjen e plotë të amerikanëve në afat prej dy viteve do të sjell deri në sulme terroriste ndaj SHBA-së. Informacionin e tillë e shfrytëzojnë këshilltarët e Trampit për ta bindur që të lejë një pjesë të forcave antiterroriste në Afganistan.

“Në rast se vjen deri në ndonjë sulm në territorin amerikan, atëherë përgjegjësia do të jetë e Trampt”, theksojnë zbuluesit.

Negociatat me talabenët u përshpejtuan pasi Tramp dha urdhër për ulje të dyfishtë të ushtarëve amerikanë në Afganistan, numri i të cilëve për momentin është 14.000/

Por, shtrohet edhe një pyetje, nëse administrata e Trampit dëshiron vetëm t’i tërheq trupat ose të sigurojë arritje të zgjidhjes gjithëpërfshirëse për Afganistanin.

Presidenti i Afganistanit, Ashraf Gani që para një viti deklaroi se pa mbështetjen amerikane Qeveria e tij do të shembej, ndërsa armata do të mbijetonte më së shumti gjashtë muaj.

Shqetësimin e Gani e konfirmon edhe letra që këtë javë ia dërgoi Trampt, në të cilën pajtohet në uljen e pranisë amerikane, por propozon në vend të mbesin rreth 3.000 ushtarë “për t’i plotësuar synimet për shkak të së cilave erdhën në vitin 2001”.

Nga ana tjetër, opozita e Gani në Kabul i mbështet planet amerikane me talebanët, ndërsa këtë e tregon si pengesë për paqe. Opozita pohon se Gani është kundër negociatave sepse ato janë në kundërshtim me planet e tyre për miratimin e mandatit të ri.

Ushtria në Afganistan zgjatë më shumë se 17 vjet, që është shumë më gjatë se Lufta e Parë dhe e Dytë Botërore dhe Lufta koreane së bashku është edhe një ndër përleshjet më të gjata në të cilin merr pjesë SHBA-ja. f