Pas skadimit të mandatit, Ivanovi do të ikë në Turqi?


Në prill të vitit të ardhshëm Presidentit Gjorge Ivanov i skadon mandati i tij i dytë, pas të cilit ai do të largohet nga shteti dhe do të vazhdojë karrierën e tij universitare në një universitet të Ankarasë në Turqi, mëson “Sloboden Peçat”, burime të së cilës thonë se që nga prilli i vitit të ardhshëm në këtë universitet do të hapet një derpartament i ri në të cilin do të ligjerojë Ivanov.

Përndryshe, Ivanov gjithashtu ka lidhje private me Stambollin, aty studion djali i tij.