Pas shkrirjes së gjuhës së urrejtjes në “poezi”, të gjithë e gjykojnë, askush nuk e dënon


Institucionet relevante që duhet të merren me problematikën rreth gjuhës së urrejtjes janë në gjum dhe asgjë nuk ndërmarrin në lidhje me dënimin e autorëve.

Partitë shqiptare kërkojnë dorëheqjen e drejtorit të Agjencisë për të rinj dhe sport.

Edhe përkundër faktit që opnioni mbet i shtangur dhe shokuar nga përmbledhja e poezive me përmbajtje të gjuhës së urrejtjes dhe seksziëm, prapseprap nga Komitetit i Helsinkit për “Nezavisen” kumtojnë se nga viti në vit është në ulje numri i personave që vendosin ta denoncojnë këtë dukuri. Nga ana tjetër, sipas Komitetit të Helsinkit edhe institucionet që duhet ti përpunojnë raportet nuk ndërmarrin asgjë për të dënuar personat që promovojnë gjuhën e urrejtjes.

“Nezavisen” nga Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut kërkoi dhe fitoi statistikë e cila tregon se edhe përkundër skandalit të fundit me poezin që morri dritë jeshile nga Agjencia për të rinj dhe sport, prapseprap gjuha e urrejtjes është në ulje, ose nuk raportohet si viteve të fundit. Në vitin 2017 deri tek Komiteti i Helsinkut janë raportuar 110 raste të gjuhës së urrejtjes, 58 prej së cilëve në bazë përkatësisë etnike, ndërsa 48 raste në bazë të përkatësisë politike. Ndërsa në vitin 2016 janë raportuar 136 raste të gjuhës së urrejtjes. Prej atje apelojnë që skandali i fundit të pastrohet dhe të saktësohet dhe dënohet personi përgjegjës për shfaqjen e poezive në opnion.

“Defintivisht teksti është përplot me gjuhë të urrejtjes dhe ka përmbajtje diskriminuese. Në njërën prej këngëve ka gjuhë të urrejtjes ndaj grave, më saktësisht në bazë të gjinisë, seksizëm që gjithsesi duhet të ndërpritet. Në këngën e dytë më tepër ka elemente diskriminuese se sa gjuhë të urrejtjes. Ajo që është interesant për këtë rast është se nuk dihet kush ka lejuar ose cili është personi përgjegjës që ka lejuar publikimin e poezive. Kjo patjetër të parandalohet sepse prekin tërë opnionin. Përmbledhja e poezive tanimë është në shitje dhe shumica e qytetarëve kanë qasje për të lexuar të njejtat. Kjo është gjëja më e rrezikshme tek gjuha e urrejtjes, sepse e njejta në këtë mënyrë përhapet në opnion”, deklaroi Elena Brndevska nga Komitetit i Helsinkit.


I pyetur për skandalin e fundit me përmbledhjen e poezive me përmbajtje diskriminuese për shqiptarët, ish-ministri Xhelil Bajrami për “Nezavisen” me apel që ky fenomen ditë më parë të ndërpritet dhe ata që promovojnë gjuhën e urrejtjes të dënohen sipas ligjeve, përshkak se është moment i fundit që në Maqedoni të mbisundoj kultura dhe fryma evropiane.

“Fatkeqësisht edhe kjo qeveri nuk po arrin të dalë nga kornizat e modelit të vjetër të qeverisë së kaluar. Dje kishim prokurorin publik me rastin e Almirit, sot kemi Drejtorin e agjensionit për sport të cilët vazhdojnë të investojnë në nxitjen e urrejtjes mes qytetarëve në Maqedoni, nesër mund të kemi një rast tjetër e kështu më radhë. Standardet demokratike dhe Opinioni publik pret nga qeveria shkarkimin e këtyre dy zyrtarëve të pa përgjegjëshëm, me qëllim që pandëshkueshmëria të ndalet sa më parë. Njerez të rinj në kostume dhe retorika të vjetra, nuk janë të dobishëm në krijimin e një klime pozitive të marrëdhenies ndëretnike. Kjo qeveri ka vënë në fokus nevojën e integrimit euro-atlantik dhe ne të gjithe e mbështesim këtë projekt për të ardhmen e Maqedonisë. Por edhe integrimi i brendshëm është po aq përcaktues për të ardhmen tonë të përbashkët. Duhet më shumë europianizëm dhe standard demokratik në trajtimin e çështjeve të ndjeshme të respektimit të gjuhës, kulturës, identitetit dhe vlerave të çdo qytetari, pavarësisht etnisë, fesë dhe bindjeve ideologjike që ka”, deklaroi Bajrami.

Në lidhje me këtë skandal reagoi edhe opozita shqiptare. Lëvizja Besa e Afrim Gashit dënoi skandalin në fjalë.
Të njejtën gjë e bëri edhe krahu tjetër i Lëvizjes Besa nën dirigjimin e Bilall Kasami. Përveç që dënuan këtë skandal, dy krahët e Lëvizjes Besa tërhoqën vëmdendjes së në një mënyrë përsëritet Enciklopedin e famshme dhe për këtë arsye njeriu i parë i Agjencionit për rini dhe sport duhet të ofroj dorëheqjen e tij.

Dorëheqjen e Drejtorit për rini dhe sport e kërkoi edhe Aleanca për Shqiptarët, të cilët poashtu apleuan që mos të përsëriten fenomenet e kohës së regjimit VMRO-BDI.

VMRO – DPMNE është partia e fundit që sipas hapave të opozitës shqiptare, kërkoi largimin e menjëhershëm të Darko Kaevskit nga posti drejtor i Agjencisë për rini dhe sport.

Komiteti i Helsinkut ditëve në vijim do të parashtroj padi të re penale kundër Mirka Velinkovskës dhe Milenko Nedelkovskit për përhapjen e gjuhës së urrejtjes ndaj shqiptarëve në emisionin e tyre. Mirëpo prej atje pohuan se tanimë katër vite që kanë parashtruar padi penale ndaj Milenkos për arsye të njejtë, mirëpo institucionet deri ditën e sotme nuk kanë bërë punën e tyre në lidhje me këtë çështje.

Blerim Ismaili