Pas “dushit të ftohtë” nga Borisov, reagon Ivanovi


Kryeministri Bojko Borisov ka marrë përgjegjësinë për refuzimin të takohet me mua, por ai nuk e kupton qëllimin kryesor të kryesimit me BE-në. Këtë sot në Sofje, pas takimit me presidentin bullgar e tha presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov, transmeton Medial.

“Bojko Borisov është kryeministër i vendit që kryeson me BE-në, dhe ai flet për dialog. Por me këtë gjest ai është pjesëmarrës dhe nuk e kupton qëllimin kryesor të kryesimit”, ka thënë Ivanov.

Ndryshe, kryeministri bullgar Bojko Borisov dhe ministrja e jashtme Ekaterina Zaharieva anuluan takimin me Ivanovin.